E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Votojmë imunitetin pas paketës së PS-së

Partia Socialiste do të votojë imunitetin pas diskutimit të paketës së saj kushtetuese për reformën në drejtësi, procedurat për të cilën nisin në 6 shtator. Votën pro të opozitës në Kuvend, e konfirmoi në të parën mbledhje të grupit të PS për këtë sesion parlamentar, kryetari Edi Rama. Duke shprehur bindjen se mazhoranca nuk do ti miratojë propozimet e PS, për herë të parë nga drejtuesi më i lartë i selisë u tha qartë se opozita kërkon diskutimin e tyre. Por nëse PS nuk pret që ndryshimet kushtetuese të propozuara prej saj të miratohen në Kuvend, përse i mëshojnë paketës për reformën në drejtësi. Edi Rama tha se palës tjetër nuk i intereson reforma në drejtësi dhe as një gjykatë e lartë e fortë pasi është e lidhur fort me korrupsionin dhe është e marre peng prej tij. Aq më pak i intereson Sali Berishës integrimi në BE, vijoi Edi Rama, që e sfidoi kundërshtarin politik të tregojë të kundërtën duke votuar ndryshimet kushtetuese që PS ka propozuar.
Qëndrimi i opozitës
Duke e cilësuar një lëvizje të paralajmëruar vendimin e mazhorancë për të mos votuar paketën e ndryshimeve kushtetuese të PS-së, Rama tha se mungesa e votave për amendimet do të përkthehet në mungesë votash për demokratët në zgjedhjet e 2013-tës. Këto ndryshime janë në fakt amendamente që nuk na japin ne si forcë politike asnjë fuqi të posaçme. Nuk presim që pala tjetër të votojë pro, se nuk presim që ajo të dëshmojë se ne jemi njësoj, propozimet e tregojnë qartë kush jemi ne dhe çfarë shteti duam të ndërtojmë. Nëse pala tjetër do i votonte këto do ishte hap i madh përpara, tha Rama.
Piketat e opozitës
Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë sesion, Rama ka paralajmëruar nisjen e fushtatës 300 ditore elektorale, duke i kërkuar deputeteve të përçojnë në çdo fshat e qytet programin e socialistëve, që do të ketë kryefjalë ekonominë. Duke e cilësuar një lëvizje të paralajmëruar vendimin e mazhorancë për të mos votuar paketën e ndryshimeve kushtetuese të PS-së, Rama tha se mungesa e votave për amedimet do të përkthehet në mungesë votash për demokratët në zgjedhjet e 2013-tës. Këto ndryshime janë në fakt amendamente që nuk na japin ne si forcë politike asnjë fuqi të posaçme. Nuk presim që pala tjetër të votojë pro, se nuk presim që ajo të dëshmojë se ne jemi njësoj, propozimet e tregojnë qartë kush jemi ne dhe çfarë shteti duam të ndërtojmë. Nëse pala tjetër do i votonte këto do ishte hap i madh përparatha Rama. Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë sesion, Rama ka paralajmëruar nisjen e fushtatës 300 ditore elektorale, duke i kërkuar deputeteve të përçojnë në çdo fshat e qytet programin e socialistëve, që do të ketë kryefjalë ekonominë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›