E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja emrat që do të kandidojnë për Frymën e Re Demokratike

frymaFryma e Re Demokratike ka përmbyllur listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Burime pranë kësaj partie thonë se në diskutim është vetëm lista e kandidatëve për qarkun më të madh, atë të Tiranës.

Ajo çka dihet deri pak orë para skadimit të afatit të dorëzimit të listave shumë-emërore në KQZ, është se ish-presidenti Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së do të kryesojë listën e Tiranës. E dyta do jetë Belma Muka dhe i treti Saimir Shehri.

Përgjatë ditës janë mbledhur disa herë kryesia e vogël e partisë për të marrë në shqyrtim emrat kandidatë.

Në orën 20:00, FRD-ja do të zyrtarizojë listën e plotë.

Por gazeta Tema ka mësuar se në Durrës do të kryesojë listën Gazmend Oketa dhe i dyti është biznesmeni Sami Gjergji.

Në Shkodër do të jetë në krye të listët, Fatlum Nurja.

Në Lezhë, ish-kryetari i bashkisë së Shëngjinit, Gjergji Ivanaj, është i pari në listë

Në Dibër kandidon ish-deputeti demokrat, Sali Shehu.

Në Berat kryeson listën Aleksandër Sallabanda.

Në Kukës është kandidat për deputet Ardian Elezi.

Në Elbasan i pari është Artin Kovaçi.

Në Korçë, qark që do të nxjerrë 12 deputetë, kandidon Alfred Çako.

Në Fier, Shezai Çobo është i pari i qarkut myzeqar.

Listën e Vlorës do ta udhëheqë nënkryetari i FRD, ish-i përndjekuri politik, Daut Gumeni.

Në Gjirokastër është i pari Çezar Kotoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›