E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Del lista e kandidatëve të LSI, Meta garon në Tiranë (VIDEO)

ilir-meta22Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi listën e kandidatëve të saj për deputet. Ylli Manjani tha se kjo është lista që do e çojë Shqipërinë më pranë Europës.

Në Tiranë udhëheq listën kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Edhe në 2009, Meta mundi të dilte me një mandat në këtë qark. Nënkryetarja e LSI-së, Klajda Gjosha, është e dyta në këtë qark dhe Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, është i treti. Gjithashtu në kryeqytet kandidojnë edhe Ylli Manjani dhe Ardit Çela.

Në Durrës, i pari në listë është Lefter Koka dhe pas tij, duke pretenduar një mandat deputeti, renditet Edmond Panariti.

Në Berat kryeson listën Nasip Naço, ish-ministër i Ekonomisë dhe ish-nënkryetar i Kuvendit. Gledion Rahovica do të luftojë me kandidatët për një mandat të dytë në këtë qark, ku duket se betejën më të ashpër do ta ketë më PS-në.

Në Dibër, Përparim Spahiu drejton listën e qarkut. Ai u prezantua pak javë më parë nga kreu i LSI-së.

Në Kukës, Apostol Goçi udhëheq listën e qarkut verior.

Në Lezhë, Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, udhëheq listën e kandidatëve, ndërsa Petrit Gjoni pason i dyti në këtë qark me 8 deputetë.

Në Elbasan kryeson listën e LSI-së Edmond Haxhinasto, pas tij renditet Bujar Kllogjeri.

Në Fier, zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Pas tij, Robert Bitri, zyrtari që drejton LSI lokale.

Në Korçë kandidon në krye të listës Piro Kapurani dhe e dyta Mimoza Gusho.

Në Gjirokastër, i pari i listës së qarkut do të jetë Vangjel Tavo, ish-ministër i Shëndetësisë e pas tij Reshat Ziko, që kandidoi në zgjedhjet e fundit lokale për LZHK-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›