E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kopja e Pep Guardiolës

Para pak ditësh një foto qarkulloj në internet ku thuhej se Pep Guardiola ka arritur në Gjermani, duke publikuar një foto të tij në tren. Por kjo foto dhe lajmi se Guardiola është në Gjermani, doli të jetë fals.

Personi në foto nuk është Pep Guardiola, por një turist spanjoll me emrin Guillermo. Turisti spanjoll ngjanë shumë me Guardiolën, ka stilin e njëjtë, është tullac dhe e imiton në gjeste trajnerin spanjoll.

Guillermo ka dhënë intervista për dy televizione gjermane duke thënë se kudo që ka udhëtuar, tifozët kanë menduar se është Pep Guardiola. Edhe në Gjermani tifozët bëjnë foto me të dhe e quajnë Pep.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›