Mourinho: Kujdes nga Liverpooli

Jose Mourinho nuk është i mendimit se do të garoj me Manchester Cityn dhe me Manchester Unitedin në garën për titull në Premierligë. Trajneri portugez i Chelseat ka thënë se këtë vit Liverpooli do të jetë një skuadër shumë e fuqishme.
Në një intervistë për "Chelsea TV", Mou tha se të gjithë duhet të frikësohen nga skuadra e Brendan Rodgers.
"Unë e njoh shumë mirë Brendan Rodgers. Kam punuar një kohë me të dhe e di dëshirën e tij për suksese. Ai në edicionin e parë ka bërë punë për tu lavdëruar me Liverpoolin. Liverpooli është një skuadër që gjithmonë luan me 12 futbollistë sepse kanë shikuesit më të flaktë në botë. Mendoj se ata po ecin rrugës së duhur dhe me tri transfere të radhës mund të jenë rival të fortë për titull. Rodgers po bën transfere të duhura" deklaroi Mourinho./Indeksonline/