E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja ku dallon Tata nga Tito dhe Guardiola

Mediat kanë analizuar sistemin e lojës të Tata Martinos. Trajneri argjentinas ka mahnitur me debutimin e tij duke fituar 7 me 0 në ndeshjen e parë. Tata ka aplikuar lojën Tiki-Taka por që sistemi i lojës së tij ishte diçka më ndryshe se sa ai i Guardiolës dhe Vilanovës.

Pedro në sistemin e Tatas luan në krahun e majtë. Edhe Xavi dhe Fabregas luajnë në një rol më ndryshe në mesfushë.

Të dy mesfushorët në këtë sistem luajnë më në krah duke i dhënë mundësi Sergio Busquetsit që të ketë më shumë hapësirë në mesfushë.

Cesc dhe Xavi janë të ndihmuar më shumë nga dy mbrojtësit e krahut të cilët janë më të avansuar në mesfushë dhe ndihmojnë në presion mbrojtësit.

Messi është pak më i tërhekur në sulm duke bërë që krahët e mesfushës të kenë më shumë mundësi në sulm./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›