Del Piero: Futbolli italian duhet të rritet, Insinje më pëlqen
Alesandro Del Piero nuk mendon për të ardhmen e tij në këto momente por vetëm për të tashmen. Synimi i ti është që të realizojë më së miri detyrën tek skuadra e Sidneit, dhe pastaj të shqyrtojë ofertat nga klubet. Unë nuk bëj plane për atë se si do të jetë e ardhmja ime si futbollist. Për momentin mendimi im i vetëm është Sidnei. Ku e shikoj veten pas 10 vitesh? Unë asnjëherë nuk mendoj për këto gjera, përqendrohem tek e tashmja. Për fat të mirë ka disa mundësinë, por do të shikojmë se si do të venë punët, tha italiani. Për tu kthyer tek e kaluara, Pinturikio përmend takimet e tij më të veçanta. Tek kombëtarja më vijnë në mend gjysmëfinalja dhe finalja e botërorit 2006, ku kam shënuar e festuar. Sa i përket keqardhjeve, ai shprehet: jam i kënaqur me zgjedhjet e mia. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm kur i kam bërë ato. Edhe pse skam luajtur në Spanjë e Angli, sërish nuk më vjen keq për rrugën që kam zgjedhur. Futbolli italian? Kemi diferencë me kampionatet e huaja, shpresoj që të rritemi. Nga të rinjtë dua të përmend Insinjen, më pëlqen si lojtar.
Prandeli: TotiDel Piero në Brazili? Nëse do jenë në formë do i marr
Çezare Prandeli e ka një bazë në kombëtaren e Italisë, që do ta përdorë për kampionatin botëror Brazil 2014. Por tekniku nuk ia ka mbyllur derën as futbollistëve të vjetër, mjafton që ata të jenë në formë e të meritojnë vendin e tyre. Duka nisur që nga Toti, Del Piero, Di Natale dhe Kasano. Të gjithë duhet të mendojnë se mund të jenë në Botëror. Në fund të marsit, në fillim të prillit do të shikojmë se kush do të jetë në formën më të mirë, deklaroi trajneri i të kaltërve ndërsa feston 56 vjetorin e tij të lindjes. Ai shtoi se në Brazil kërkon që të ketë ekipin më të mirë. Ne do të japim maksimumin në botëror, e për këtë na duhet që të kemi në dispozicion futbollistët që mund të na shërbejnë më shumë. Unë skam çfarë të programoj, por të bëj gati ekipin, më të fortën që mund të ndërtoj. Ne i ndjekim të gjithë lojtarët që mund të bëjnë diferencën. Del Piero ka akoma shumë entuziazëm, duhet parë, Toti edhe Kasano. Barezi, po bëri sezon të mirë tek Parma, e marrim në konsideratë.