Ja ku po vjen Kosova
Vendimi për ta bërë provincën Serbe të pavaruar është shumë afër. A do ta bllokojë dot Rusia me Serbinë?
Parlamaneti Serb formalisht adoptoi të Mërkurën kushtetutën e re, duke ndjekur kështu aprovimin e votuesve të saj në referendumin e bërë muajin e kaluar. Dokumenti ishte një zëvendësim I nevojshëm i kapitullit të mëparshëm, e cila ishte vendosur gjatë regjimin nacionalist, lordit të luftës Sllobodan Milosheviç. Por mund të ketë fituar pranimin e saj vetëm se përmban një frazë që mund të ngrohte zemrën e Z. Millosheviç: një deklaratë që provinca e Kosovës, të cilën Serbia e humbi 7 vjet më parë, është pjesë “integrale” dhe e “pandarë” e shtetit.
Në fakt, Kombet e Bashkuara, të cilët qeverisin Kosovën që kur NATO e mori nga fushata brutale e pastrimit etnik të Z. Millosheviç, është duke vendosur të ardhmen e Kosovës nga fundi i vitit - megjithëse vendimi mund të shtyhet pas zgjedhjeve Serbe që janë të planifikuar në Janar. Liderët Serbë e dinë se çfarë do të rekomandojë ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, dhe se çfarë do mbështesin qeveritë Perëndimore: pavarsi territoriale dhe ndoshta me kushte kalimi. Kosova është e populluar nga Shqiptarë etnikë, pas luftës etnike të filluar nga Z. Millosheviç nuk ka asnjë shans që provinsa ti kthehet Serbisë. Duke përfshirë Kosovën në kushtetunën e re , Liderët Serbë po mbajnë përsereri një qëndrim nacionalist të cilët i kanë shkaktuar shumë dëme Serbisë në 15 vitet e fundit.
Ata gjithashtu bënë gati skenën për një diplomaci të vështirë dhe potencialisht të rrezikshme ndërmjet administratës së Bushit dhe Rusisë për dy muajt e ardhshëm --
negociata që mund ta qetësojne ose destabilizojnë Ballkanin dhe rajonin e Kaukazit, i ndodhur në kufirin verior tëRusisë që është po aq i pa stabilizuar. Rusia, aleatja prej shumë kohësh e Serbisë, është pengesa më e madhe për konsensusin në Këshillin e Sigurimit të BE për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Megjithëse dihet që pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, Presidenti Rus, Vladimir Putin, po jep shenja që mund të ndihmojë Serbinë, duke nxjerrë pengesa. Ai shpreson te marre favore nga Presidenti Bush në këmbim për bashkëpunimin e tij perfundimtar - - sic mund te jete pranimi i heshtur i Shteteve të Bashkuara për hyrjen e Rusisë Organizatën Boterore të Tregëtisë. Ose Z. Putin mund të përpiqët të përdorëKosovën për të iniciuar një përballje me fqinjin e tij Kaukaz, Gjeorgjinë, e cila e ka inatosur pa masë, duke përqafsuar demokracine liberale dhe duke kërkuar integrim në institucionet perëndimore si NATO.
Z. Putin ka thënë se pavarësia e Kosovës mund të bëhet një precedent për Mosken - rajonet e ikura në Euroasia, duke përfshirë dy provincat rebele të Gjeorgjisë.
Nëse vendet perëndimore njohin pavarësinë e Kosovës, Putin mund të kundërpërgjigjet duke kërkuar Abkhazinë dhe Ossetinë e Jugut. Kjo shumë kollaj mund të ndezë një luftë që do të përfshijë trupa ruse; ndërkohë, pozicioni i Moskës mund të inkurajojë Serbët në Kosovë dhe Bosnjë të themelojë shtete të ndara.
Moska, pa dyshim është duke shpresuar që administrata e Bushit të mendojë ketë si skenar, dhe nevojën e vazhdueshme për ndihmën ruse në ndalimin e programit nuklear të Iranit. Do ta frikësonte dhe detyronte të shtynte vendimin mbi Kosovën ose do të braktisë mbështetjen e saj për demokracinë e Gjeorgjisë dhe aspiratat për NATO. Cilado nga këto do ishte një gabim serioz. Shtyrja e pavarësisë së Kosovës vetëm do të inatoste provincën shqiptare 2 milionshe dhe do nxiste shkrirjen e Ballkanit, gjë të cilën perëndimi shpreson ta shmang. Kjo gjithashtu do të inkurajonte tendencën në rritje të Putinit për të perdorur kërcënime -- qofshin këto ndërprerje të furnizimit me energji ose nepërmjet dhunës - për ta arritur qëllimin e tij me Perëndimin.
perg. Genti Cekrezi(genticekrezi@gazetastart.com)