E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja kush është votë politike në Shqipëri dhe disa rezultate të çuditshme

Njësoj si para 20 vitesh, kur në Shqipëri po ndryshonin sistemet, edhe kësaj here, lajmi i mirë është se ndryshimi po nis nga qytetet.

Megjithatë, kryeministri Sali Berisha po deklaron se ai ka fituar votën popullore, edhe pse e di mirë që do qeverisë deri më tani vetëm dy- tre bashki kryesore, Lezhën, Shkodrën e Kukësin. Rreth 2.5 milion banorë në këtë vend do kenë drejtues njësish vendore të majta dhe ky është një fakt i rëndësishëm. Vota që u dha për këto drejtues partish ishte vota politike në këto zgjedhje, ajo tjetra, për fletët e këshillave bashkiakë, është vota më pak e vlerësuar dhe e shpërdoruar në këto zgjedhje. Këtë kryeministri e di shumë mirë. Ajo fletë e dytë është për mbushje, për coka, për miqësi e ndoshta edhe për presion.

Ne po ju sjellim disa shembuj se si ka shkuar kjo votë në disa bashki për të kuptuar sa vlerë ka kjo votë për shqiptarët. Dhe të mos harrojmë se bëhet fjalë për bashki, e jo për komunat, ku kjo votë katandiset edhe më keq.

Rrëshen- PBDNJ ka dalë partia e parë

Tropojë- PDIU ka dalë partia e dytë në një rreth pa çamë

Kukës- PLL del partia e dytë

Berat- Demokristianët shënojnë një rekord votash

Çorovodë- PD, forcë e katërt politike pas Ballit Kombëtar

Bulqizë- G99 shkon krah për krah me PD me vota

Peshkopi- Këtu një person i quajtur Zyber Ademi mposht partitë kryesore

Fushë-Krujë- PR del përpara PD, e treta

Elbasan- Partia Ardhmëria Shqiptare shënon rezultat spektakolar

Divjakë- PLD e Spartak Ngjelës del parti e tretë

Ballsh- Demokristianët shënojnë vota të shumta

Gjirokastër- Edhe këtu rioshët e G99, janë shumë mirë me bota

Këlcyrë- Partia e Gjelbër është e para për vota

Bilisht- Aleanca e Maqedonasve me shumë vota në vend të tretë

Koplik- PBDNJ forcë e dytë, PS e para

Fushë- Arrëz- Partia e të Drejtave të Mohuara e Re del forcë e dytë

Pukë- PD del forcë e 11 politike edhe pse fitoi bashkinë, PLL, forcë e parë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›