E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja lista e ilaçeve që mungojnë në QSUT, pacientët blejnë dhe vitamina e pambuk

Mjekët: Mungojnë mbi 70 për qind e ilaçeve, do përsëriten tenderët

Mungesa e ilaçeve në QSUT ka arritur kulmin pasi në pavijone ditët e fundit mungojnë dhe vitaminat për të sëmurët. Përpos kësaj në spitale nuk gjen qoftë edhe një gramë pambuk e në vend të tij përdoren fashat. Vetë mjekët e pranojnë mungesën e medikamenteve

dhe të materialeve të tjera ndihmëse në spitale, ndërsa bëjnë të ditur se do përsëriten tenderët e deri atëherë pacientët janë të detyruar ti blejnë privatisht medikamentet që mungojnë. Sipas mjekëve, në vend të pambukut përdoren fashat.Është folur vazhdimisht e është kritikuar pa masë gjendja në spitalin më të madh në vend, por sërish asgjë nuk ka ndryshuar. Përpos deklaratave pa vend të krerëve të shëndetësisë e urdhrave që kurrë nuk zbatohen e mbeten vetëm fjalë në erë e shkrime që flenë në sirtarët e drejtorisë së QSUT-së, gjendja në pavijone sa vjen e shpërfytyrohet.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›