E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja meshkujt e Rikes së BB6. Miku i saj: Mund të quhet Monica Bellucci shqiptare

rikja 1Tiranë- Ndërkohë që flitej se është e lidhur me një italian, paparaci ynë e ka kapur me Erion Zeqirajn.

Hyrja në lojën e Big Brother 6 e modeles 26-vjeçare Rike Roçi natyrisht që trazoi pak ujërat mes banorëve femra dhe meshkuj brenda në lojë, të cilët e shohin edhe si rrezik. Gjithsesi, Rike u ka pohuar banorëve se jeton prej 16 vitesh në Itali dhe në Big Brother ka hyrë thjesht për qejf, pasi nuk ka asnjë plan për tu rikthyer. Por, përveç Joanës, e cila u shpreh se e njihte Riken para hyrjes në lojë, shohim se modelja për aq kohë sa ka udhëtuar në Tiranë, ka pasur miqësitë e saj këtu. Njëri prej tyre është Erion Zeqiraj, i cili tregon se si u njoh një vit më parë me Riken dhe çfarë di për të.

Pas hyrjes së Rikes Roçit në BB6 qarkulluan disa foto tuajat të botuara nga Panorama më parë duke u argëtuar të dy. Që kur njiheni bashkë?
Po, e vërtetë që jam njohur rastësisht me Riken, që para një viti dhe janë shkrepur disa foto atëherë.
Ka pasur diçka mes jush, apo thjesht miqësi?
Jo, jemi vetëm miq.
Si ka mundësi që nuk ka pasur diçka më shumë mes jush, nga fotot duket se keni qenë afër njëri-tjetrit?
E para sepse një shoqe mund të vlejë më shumë, përveç faktit që unë di që ajo ka qenë e lidhur kur ne jemi njohur, dhe unë se kam parë ndonjëherë me atë sy.
Po tani çfarë di për të, për lidhjen apo dashurinë e saj?
Të them të drejtën, nuk e kam shumë idenë, pasi kemi ca kohë që nuk jemi takuar.
E çfarë mund të thuash për tipin e saj, si të duket si karakter?
Ajo jeton në Itali dhe, me aq sa jemi takuar, nuk kam pasur mundësi të them me bindje se e njoh shumë. Më duket shoqe shumë e mirë, pra që është e aftë të miqësohet.
rikja 3Me tipin që ka, mendon se do ia dalë mes banorëve në BB6?
Në fakt, unë nuk jam shumë në dijeni të tipave të banorëve në BB6, por për Riken mendoj se ka hyrë pak vonë, gjë që mund të jetë një minus për të, gjithsesi uroj ti ecë sa më shumë.
Kur ajo hyri të shtunën, Xhimi u shpreh që nuk e dimë nëse do shkëlqejë edhe më shumë, apo do të venitet gjatë lojës. Ti si e parashikon praninë e saj në BB6?
Po besoj që kur ka çarë në jetë, patjetër që do ia dalë dhe në BB.
Cila mund të jeta arma e saj e fortë?
Është këmbëngulja, Rike kur do diçka në jetë e arrin.
U vu në dukje bukuria e saj, janë meshkujt që i shkojnë pas edhe në jetë?
Nuk e di këtë, por për aq e bukur sa është, edhe mundet (qesh).
Po e zgjuar është?
Me aq sa e njoh unë, Rike merr atë që do. Merr maksimumin nga gjithçka, kështu që kjo tregon zgjuarsi.
Me cilin nga djemtë në BB6 do e shihje të lidhur Riken, qoftë edhe për të fituar pak pushtet në lojë?
Mendoj që, nëse nuk ka impenjime jashtë, do mund të lidhej më ndonjë aty. Megjithatë, besoj që në këtë lojë do ecte më mirë vetëm.
rikja 2Cilat janë preferencat e saj për djemtë?
(Qesh) Të them të drejtën, nuk kemi folur ndonjëherë për këtë çështje.
Çfarë mund ta penalizojë atë, për të humbur shansin e fitores?
Vetëm po e penalizoi hyrja me vonesë, siç thashë më sipër, pasi banorët kanë krijuar terrenin e tyre dhe është e vështirë të çash. Por edhe mund të fitojë, përderisa tërhoqi vëmendjen e njerëzve në rrjetet sociale.
Mendon se do marrë mbështetjen e duhur nga publiku dhe cila kategori njerëzish mund të votojë për Riken?
Në fakt, këtu mund të qëndrojë problemi te votimi, pasi duke qenë se Big Brother është një reality show që ndiqet nga femrat më shumë, besoj se ato do jenë xheloze për Riken. Do jetë pak e vështirë fitorja për të, por jo e pamundur.
Po ti vetë çfarë mund të na thuash për jetën tënde, ke krijuar një lidhje të re?
Jo, vetëm jam. Nuk kam gjetur ende njeriun e duhur që të marrë statusin e dashura ime.

Rike, lidhje pasionante me Dj-in italian
Pasi Rike Roçi hyri si banorja më e re e Big Brother 6, dhe banorët dyshojnë se ajo mund të jetë e infiltruara, natyrisht që pyetjet për të janë është single apo në një lidhje. Rike deri tani ka bërë koketën duke luajtur lojën qetësisht me djemtë dhe vajzat. Në rrjetet sociale diskutohet fakti se me cilin nga djemtë në lojë Rike mund të flirtojë apo të krijojë edhe një lidhje. Si fillim, Rike është përpjekur të mos shfaqet si një kërcënim për çmimin e madh, duke iu përgjigjur pyetjeve të Elonës dhe Elenës se në BB6 nuk ka hyrë as për famë, as për fitore, po thjesht për qejf. Ajo ka treguar se në 16 vite në Itali, ajo ka vendosur gjithçka në vijë atje, kështu që nuk e sheh aspak si opsion kthimin e saj në Shqipëri. Ndërkohë që ju zbulojmë disa foto personale të Rikes, që dëshmon se ajo me dashurinë i ka të lidhura dhe ndjenjat. Duket se Rike është e dashuruar me një djalë simpatik italian, të quajtur Luca Binatti. Luca merret me muzikë, ose më saktë është një Dj club-esh nate në Milano. Në profilin e tij në facebook, ai ka postuar mjaft foto me Rikes, duke e prezantuar te miqtë si zemrën e tij. Rike, e cila u ka pohuar lojtarëve të BB se modelingun nuk e quan profesion, por e bën thjesht për hobi, ka treguar se ka përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion ndërkombëtar bukurie, ndërsa jeton në Milano së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj. Rike nuk ka qenë shumë e njohur për Shqipërinë, pasi karrierën e ka pasur të fokusuar më shumë në Itali.

Marrë nga Panorama Plus

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›