Ja ndeshja e montuar në La Liga

La Liga është prekur nga skandali i trukimeve të ndeshjeve. Ndeshja e zhvilluar 3 javë më parë ndërmjet Levantes dhe La Corunjës sipas të gjitha gjasave është e montuar.
La Corunja arriti të fitoj me rezultat 0 me 4 duke i shkaktuar humbje të thellë Levantes. La Corunjës i duhej fitorja për mbijetesë në La Liga ndërsa Levante ka të sigurtë mbijetesën dhe se nuk i duheshin pikët aq shumë.
Të gjitha golat bartin dyshime në vete pasi që shihet reagimi tejet i dobët i mbrojtjes së Levantes dhe portierit të skuadrës.
Dyshimet për trukime filluan pas pakënaqësive të kapitenit të Levantes, Barkero i cili ka qenë një nga të vetmit që ka qenë kundër trukimit të kësaj ndeshje.