Të paprekshmit e Realit

Real Madrid e ka ndërmend të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër verën që po vije. Florentino Perez thuhet se mund të shes shumë lojtarë në verë për të blerë disa të tjerë. Por në skuadrën e Realit thuhet se vetëm 10 lojtarë janë të paprekshëm.
Ronaldo, Ozil Benzema, Modric, Marcelo, Alonso, Varane, Khedira, Ramos, Casillas e Diego Lopez janë në listën që Perez nuk dëshiron të dëgjoj oferta për ta.
Largimin nga skuadra pothuajse të sigurtë e kanë Kaka, Pepe, Albio, Carvalho, Callejon, Higuain, Esien, e Coentrao.
Dilemë e madhe për Realin thuhet se është fati i Di Marias dhe Arbeloas. Shitja e këtyre lojtarëve do të jetë e varur nga ofertat e skuadrave për këta lojtarë./Indeksonline/