E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja përse Schumi nuk fiton asnjë garë në 2010

www.albania-sport.com - Michael Schumacher nuk do të fitojë asnjë garë këtë sezon në Formula 1. I këtij mendimi është reporteri i “Bild”. Frank Schneider, i cili ka përcjellë për lexuesit e gazetës më të shitur në Europë, emocionet e titullit të shtatë kampion të gjermanit, ka deklaruar edhe tri arsye, që sipas tij, do ta lënë pas asnjë Grand Prix, 41-vjeçarin Schumi në rikthimin e tij të madh.

Schumi u rikthye pas tre viteve pushim në Formula 1, megjithatë ai mbetet piloti më i mirë i të gjitha kohërave. Pas tri garave zhgëniimi i tij është i madh: vendi i 6-të, vendi i 10-të dhe një tërheqje nga gara, 9 pikë. Në skuderinë e tij, Mercedes GP, ai është tani numri 2 pas Nico Rosberg (35 pikë), ndërkohë që ëndrra për një të qenë sërish kampion i botës është shumë larg.

Frank Schneider përmend tri argumente:

1. Puna e një legjende si Schumi është e madhe. Por ndërkohë, që dhe top-yjet e tjerë në Formula 1 janë në top-formë. Ai duhet të luftojë kundër një grupi të madh favoritësh për të fituar Kampionatin Botëror. Schumi u kthye në dhjetor të vitit 2010, duke bërë vetëm 3200 kilometra, për t’u ambientuar me makinën e tij të re. Tani atij i duhet të bëjë një punë të jashtëzakonshme për të kuptuar të gjitha të fshehtat e Mercedes Gp. Derisa ai të rifitojë agresivitetin e dikurshëm i duhet jo pak kohë.

2. Schumi pas tre vitesh pushim nuk është bërë më i mirë. Përkundrazi, kundërshtarët e tij janë përmirësuar shumë. Ai ka përpara tani në vitin 2010, pilotë më të shpejtë se më parë, në vitin 2007: Vettel, Massa, Hamilton, Button dhe Alonso. Të gjithë këta kanë nga një makinë, e cila është e mjaftueshme për të fituar titullin.

3. Mercedesi i Schumit nuk është i shpejt mjaftueshëm për fitore dhe për fuqitë e tij. Skuderia është duke punuar për të përmirësuar makinën për garën e Barcelonës, më 9 maj. Por dhe skuderi të tjera të mëdha, si Ferrari, Red Bull dhe McLaren janë duke i zhvilluar makinat akoma më tej, për më tepër që kanë dyfish personel se sa Mercedes.

Nga ana tjetër, jo gjithçka bazohet te makina, pasi shoku i tij i ekipit, Nico Rosberg, është më i shpejtë se Schumi. Ai është më i fuqishëm se Michael, pavarësisht se nuk ka pasur asnjë shans për të fituar ndonjë nga tri garat e para.

Schumi ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me Mercedes. Ky sezon mund të shërbejë që kombinimi Schumi &Silberpfeil (shigjetat e argjendta) të formojë një ekip fitues, e ndoshta në vitin 2011 mund të vijë edhe fitorja e kampionit të madh gjerman.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›