E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, Partizani-Elbasani 1-0

www.albania-sport.com- Partizani grumbulloi tri pikë të arta në fitoren 1-0 kundër Elbasanit në “Selman Stërmasi” në ndeshjen përmbyllëse të javës së 25-të të Kategorisë së Parë, përpara së “demat e kuq” të përballen me Lushnjën në “Roza Haxhiu”, me të cilën ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, nga 48. Tashmë tabloja e pesë vendeve të para ka këtë panoramë: Bylisi (63 pikë), Elbasani (49), Lushnja (48), Partizani (48) dhe Kamza (47).

Në një stadium entuziast, me një numër të konsiderueshëm tifozësh nga të dyja kampet, Rrahman Hallaçi harkoi në zonën e Elbasanit, Renato Yshmeri gaboi duke ia dhuruar topin Erjon Rizvanollit dhe sulmuesi i Partizanit, goditi pa menduar dy herë duke shënuar në minutën e 39-të në portën e mbrojtur nga Mançevski.

Partizani jo vetëm që regjistroi ndeshjen e 15-të pa humbje, por lojtarët e tij tashmë do të arkëtojnë edhe nga 2 milionë lekë, si pjesë e paketës së serisë me katër fitore rresht, e ku përfshiheshin ndeshjet me Bilishtin, Pogradecin, Turbinën dhe Elbasanin.

Partizani i Gerti Haxhiut (asnjë humbje), pas një faze të parë të dyshimtë, e ku u larguan dy trajnerë, Eduard Zhupa dhe Skerdi Bejzade, është më pranë se kurrë rikthimit në Kategorinë Superiore, aty ku të kuqtë kanë fituar 15 tituj kampionë.

Të kuqtë e Gerti Haxhiut, të cilët nuk humbasin qysh nga humbja 0-2 në shtëpi me Lushnjën, më 21 nëntor 2009 (humbja e vetme në shtëpi), ndaj së cilës do të përballen në javën e 26-të, që ofron këtë kalendar: Elbasani-Burreli, Memaliaj-Gramshi, Lushnja-Partizani, Kamza-Skrapari, Turbina-Bilisht Sport, Pogradeci-Sopoti, Besëlidhja-Bylis dhe Ada-Luftëtari.

Lista e golashënuesve në Kategorinë e Parë udhëhiqet nga Dorian Bubeqi i Lushnjës me 20 gola, i ndjekur nga Romeo Hamzai i Bylisit (16) dhe Klevis Dalipi i Kamzës (12).


KATEGORIA E PARË
JAVA 25

13.04.2010, ora 15:00
Partizani-Elbasani 1-0
Rizvanolli 39’


NDESHJET E PARTIZANIT
Java 26: Lushnja-Partizani
Java 27: Partizani-Memaliaj
Java 28: Gramshi-Partizani
Java 29: Partizani-Burreli
Java 30: Partizani-Skrapari

NDESHJET E ELBASANIT
Java 26: Elbasani-Burreli
Java 27: Skrapari-Elbasani
Java 28: Elbasani-Luftëtari
Java 29: Bilisht Sport-Elbasani
Java 30: Elbasani-Bylis


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›