Ja pse them: Na rrofshin milionat për reklamë turistike!
Mund të merren shembuj nga bota dhe kjo pa i paragjykuar njerëzit, mund të thuhet që B.Kraksi shkoi e vdiq në Tunizi, pasi u ndoq me gure nga Italia pasi u gjykua për korrupsion, mund të thoni që kancelari H.Kohl, me gjithe punen e politikanit të madh, u shkarkua e për pak u denua për arsye të marrjes së parave të padeklaruara për partine e tij. Por kurrsesi nuk mund të njehsohen me politikanet ballkanas të tranzicionit të zhytur në korrupsion, trafik armesh, duhani e droge.
Edhe artistet me emër në bote kurresesi nuk janë përmendur për trafik droge (por për përdorim). Sepse emri dhe karriera janë me shume se pasuria në para.
Djaloshi 20 vjeç, që u kap në makinën diplomatike të shtetit shqiptar me moshe të falsifikuar në zyrat e M.J., është veç një adoleshent pa themel. Për mendimin tim prokuroria duhet të shkojë përtej tij.
Ata në ambasada dhe konsullata duhet të kuptojne se janë pasqyra e shtetit si edhe e kombit aty ku i ka dërguar, ata janë përfaqësia e asaj që duhet të ngrejë opnionin e mire mbi të keqin.
Vjen një gazetare dhe ben një emision turistik e ne ngrefemi për 60 min. Për vendin e njerëzit tone. Me pas nuk kalojne as dy muaj e nuk ka stacion televiziv të huaj që nuk jep lajmin e zi se shteti shqiptar bën trafik droge me makinat e imunitet diplomatik. E me pas shembet çdo gje. Të rrofshin 300 mije eurot që ke paguar në CNN për reklame turistike!!!
Milionerët e miliarderët, nuk do të thote që janë marre me pune të pista. Revolucioni industrial dhe teknologjik ka 300 vjet që po lulëzon, në ato vende ku njerzit e njohin mire edukaten e punes dhe ku mbisundon kulti i të aftit.