E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja pse u thirr sot në SPAK deputeti Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, u thirr sot në SPAK, ku qëndroi gati një orë.

Në dalje, ai tha se ishte për një çështje periferike pa i dhënë asnjë detaj më shumë medias.

Por mësohet se, thirrja e tij lidhet me një hetim pasuror që prokurori i posaçëm Arben Kraja është duke kryer ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Këlliçi është pyetur gjithashtu për financimin e “Kuvendit të Rithemelimit#, mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2021 në stadiumin “Air Albania”. Ai ishte një nga organizatorët e Kuvendit, ku Berisha shkarkoi Bashën dhe mori drejtimin e PD-së.

Hetuesit mësohet se, e kanë pyetur Këlliçin se kush e financoi këtë aktivitet, kush ka paguar për organizimin e tij, nëse shpenzimet janë mbajtur apo jo sipas kërkesave ligjore dhe nëse janë deklaruar sipas ligjit.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë sqarim më të hollësishëm nga vetë Belind Këlliçi.

Deputeti i PD duke hyrë në SPAK:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›