Ja se si dëmshpërblehen të përmbyturit në shtetin me të cilin hahemi ekonomikisht
Ka mbetur si një frazë lapidare ajo e kryeministrit Sali Berisha se vetëm dy ekonomi janë më të fortat në Europë: ndër shtetet me numër të madh popullsie është Gjermania, ndërsa ndër shtetet me numër të vogël popullsie është Shqipëria.
Këto ditë Gjermania po përjeton ditë të vështira për shkak të asaj që është cilësuar si përmbytja e shekullit.
Por si dëmshpërblehen banorët e këtyre zonave të përmbytura?
Qeveria e landit të Bavarisë ka marrë vendim që të japë me urgjencë nga 1500 euro për të gjithë viktimat e përmbytjes.
Kryeministri i ladit, Horst Seehofer tha se pagesat do nisin menjëherë për të treguar se Bavaria është një model i mungesës së burokracisë.
Kurse ministri i Financave, Markus Soeder, tha: Ndihmë e shpejtë do të thotë ndihmë e shpejtë. Këtë javë do jepen 1500 euro në dorë për shtëpitë dhe biznesin e vogël.
Por përveç kësaj, ka edhe ndihmë shtesë. Të mos harrojmë se bëhet fjalë për një vend, ku ndryshe nga Shqipëria, banesat dhe thuajse çdo pasuri sigurohet.
Kështu, për dëmet e pasiguruara do merren së paku 5 mijë euro për shtëpi.
Në rast se ndërtesat janë dëmtuar edhe nga rrjedhjet e naftës, do ketë një ndihmë prej së paku 10 mijë euro.
Dhe nëse buxheti i akorduar nga landi bavarez prej 150 milion euro nuk mjafton, ai do shtohet sërish.
Kurse kryeministri Berisha u deklaroi banorëve në Bushat të Shkodrës se tani që KESH po merr ca lekë pasi i ka përmbytur, ndoshta do marrin ndonjë kacidhe.
Ta mendosh se edhe e votojnë sërish./ep