Ja se si shkatërrohen tonelata drogë (FOTO)
Share
Ky është momenti kur rreth pesë tonë drogë digjet nga antidroga në Panama. Nga këto mbi katër ton ishin kokainë, me një vlerë mbi 370 milion euro, gjysëm ton ishte marijuanë dhe rreth 22 kilogram ishin heroinë.
Oficerët njëherë copëtuan drogën dhe më pas i vunë flakën në rrethinat e kryeqytetit. Qielli u mbush me tym të zi.
Qeveria e Panamasë ka vendosur që të shpallë luftë ndaj trafikut të drogës. Panamaja është një vend i rëndësishëm transit për trafikun e drogës, sidomos kokainës që vjen nga Kolumbia.







