E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja se si u pritë Man United në Turqi

Manchester United është pritur me kërcënime e fishkëllima nga tifozët e zjarrtë të Galatasarayt.

“Mirë se vini në ferr” ishin disa nga mbishkrimet e tifozëve turq për skuadrën e Manchester United.

Me të arritur në aeroportin turk, qindra tifozë u vërsulën nga ekspedita e skuadrës angleze, të cilët hasën në sigurimin e madh që kujdesishen për ta.

Me fishekzjarre, fyerje, flamuj e parulla, tifozët turk borohoritnin lojtarët e Manchester United.

Ndeshja do të zhvillohet sot, ndërsa parashikohet se mund të ketë ekcese të mëdha para dhe pas ndeshjes.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›