Pyetja për Tevez: Më i mirë Ronaldo apo Messi?

Kur Roberto Mancini shprehu mendimin e tij se Cristiano Ronaldo duhet të fitoj Topin e Artë, pak minuta më pas i erdhi rasti për deklaratë edhe Carlos Tevezit. Sulmuesi argjentinas I cili ka luajtur në një skuadër me Messin dhe Ronaldon, u pyet se për të cili lojtar është më i mirë.
”Ronaldo më i mirë se Messi? Nuk ka shancë. Ronaldo është një lojtar i madh, një nga më të mirët në botë por e keqja e tij është se ai po mendon se është më i miri në botë. Unë kam luajtur me të në vitet 2007-2009, por edhe me Messin në Argjentinë. Mendoj se si Messi nuk ka asnjë më të mirë. Ronaldo shënon shumë gola, por Messi edhe më shumë, Duhet matur nivelet personale, aty ku Messi dallon nga të gjithë ne sulmuesit e tjerë” deklaroi Tevez./Indeksonline/