Ja si Tevez do të ndryshojë Juventusin
Nga skema aktuale 3-5-2 tek revolucionarja 4-2-4 deri tek ajo që ajo që ka qejf Conte 4-2-3-1
Mattia FONTANA
Eurosport
Është goditja më e mirë e mundshme për Antonio Conte. Blerja e Carlos Tevez nuk është vetëm top-player i parë i erës së re juventine, por edhe një përforcim në gradë që të vërë teknikun bardhezi në kushtet më të mira. Sepse Apache mund ti mbulojë të gjithë krahët e sulmit. Nga ai i një sulmuesi të dytë në skemën 3-5-2 tek ai i sulmuesit anësor në skemën 4-2-4, duke kaluar tek skema tridente 4-2-3-1.
Skema 3-5-2
Duke lëmë mënjanë ndeshjet e fundit të kampionatit, kur Conte kaloi në skemën 3-5-1-1, mund ta konsiderojmë modulin 3-5-2 si modulin bazë të pjesë më të madhe të fitores së kampionatit. Tevez mund të integrohet mjaft mirë me këtë modul. Si në kopje me Vucinic, me të cilin do të formonte një dyshe mjaft të favorshme për inserimentet e mesfushorëve. Por edhe me blerjen e re Fernando Llorente, në teori partneri ideal për argjentinasin për ngjashmëritë që ka spanjolli me Edin Dzeko, një qendërsulmues me të cilin Apache luajti shumë mirë Manchester City.
Skema me tre sulmues
Nga Torino vijnë lajmet se Conte dëshiron të punojë në ndryshim moduli më evropian për Juventusin e tij. Ideja është ajo për të kaluar në një skemë 4-3-3. Me këtë skemë Tevez do të integrohej shumë mirë, por kjo skemë mund të lodhë dy sulmuesit e tjerë Vucinic dhe Llorente, por nuk i dihet nëse deri në fund të merkatos Conte mund të marrë edhe blerje të tjera.
Hipoteza 4-2-3-1
Tek City Tevez luante në treshen e fantazistave pas sulmuesit të vetëm, një modul i njëjtë i përdorur nga kampionët e Europës, Bajërn Mynih. Duke i rënë shkurt dhe duke parë përbërjen e lojtarëve te Juves kjo do të ishte skema më e mundshme që mund të përdorë Conte.
Revolucioni 4-2-4
Conte vajti në Torino me këtë ide fikse, kushedi nëse nuk e rikthen sërish tani. Tevez mund të jetë sulmuesi i dytë, por edhe anësori i mesfushës, por impresioni është se pjesa tjetër e skuadrës nuk mund ta përballojë dot këtë skemë për mungesë anësorësh. Kjo skemë do të ishte një revolucion. Por edhe një rrezik i madh.