E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si do të financohen spitalet

Spitaleve të Shqipërisë duhet t`i jepen aq fonde sa janë shpenzimet. Për këtë ka dy propozime sipas modeleve të vendeve eupiane.

Buxheti nuk do të jetë bazë, pra historik por do të caktohet në varësi të kostove të ditështrimeve të pacientëve ose nga kostot e diagnozës për të sëmurët. Instituti i sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor thotë se të 2 propozimet janë bërë qeverisë menjëherë pasi janë llogaritur në të gjithë spitalet kostot për invesimet, bluzat e bardha e shtrimet e pacientëve.
 

Sipas drejtoreshës së ISKSH Elvana Hana, e gjithë kjo refomë që mund të ndodhë tek buxheti i spitaleve nuk do të rrisë fluksin në spitalet qëndrore dhe nuk do të ulë kërkesat për kurim në spitalet rajonale.
 

Gjithashtu ISKSH vazhdon me shpërndarjen e ilaçeve për pacientët në zonat e izoluara. Hana thotë se deri tani 85% e pacientëve me sëmundje të rënda marrin barna me rimbursim. Sipas këtij institucioni gjendja e gadishmërisë për furnizimi me ilaçe do të vazhdoj derisa vendi të dalë nga gjendja e emergjencës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›