E Diel, 1 Nëntor 2026

Emergjencat mjekësore, Vasili në spitalin e Dibrës

Fluturimet e helikopterëve mjekësor drejt zonave në emergjencë kanë rinisur këtë të enjte. Helikopteri i parë është nisur drej Ostrenit për tranportimin e 2 grave shtatzënë, ndërsa në një orë distancë ka nisur misioni i dytë drejt Peshkopisë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili është nisur drejt këtij qyteti verior. Nga flutrimi shihej se komunat në qarkun Dibër kishte humbur cdo komunikim në rrugë tokësore me njëra tjetër.

E vetmja mundësië për rastet emergjencë ishte nderyrja me helikopterë. Kreu i shëndetësisë ka takuar prefektin e Qarkut Dibër dhe drejtuesin e spitalit rajonal. Ministri Vasili tha se do të dërgohen edhe mjekë nga Tirana nëse spitalet rajonale kanë nevojë për këtë.
 

Qarku Dibër është një nga zonat më problematike ku dëbora e ka izoluar të gjithën. Emergjencat shëndetësore kanë qënë të shumta, ndërsa të sëmurët janë transportuar për në spital ose nga infermierët që kanë dalë në terren ose me mjete rrethanore si barela të improvizuara deri në trasnportimin e tyre me fadroma. Në të tilla kushte, Vasili ka kërkuar vigjilencë totale dhe komunikim të shpeshtë me bluzat e bardha të qëndra shëndetësore të izoluara.
 

Rëndësi, shton Ministri, ka shpëtimi i jetëve njerëzore dhe për këtë Vasili tha se do të ndëryhet në të gjitha mënyrat. Teksa fluturimin e sotëm e favorizoi moti me diell, e nesërmja kërkon të tjera misione ose nga ajri ose nga toka për ata banorë që japin alarmin "SOS".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›