E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja si e internoi Sali Berisha mjeken kardiologe

kirka-1024x819Në një intervistë të gjatë për gazetën Dita, Niko Kirka, djali i vetëm i Kristo Kirkës, i vdekur në burgun e Burrelit në vitin 1955, komenton figurën e Sali Berishës.

Niko Kirka, i arrestuar në vitin 1946 dhe i burgosur me tetë vite burg, ka kaluar shumicën e jetës në internim, kurse me ardhjen e demokracisë vendoset në SHBA.

Ai tregon se si Berisha ka ndikuar në internimin e një mjekeje kardiologe.

Për shembull është rasti i Hysen Shoshorit që shpërndante trakte kundër partisë dhe Enverit. Gjykata e dënoi me vdekje, por Presidiumi i Kuvendit ku bënte pjesë dhe Enveri ia fali jetën dhe e dënoi me 25 vjet burg. Mirëpo sekretari i Partisë Sali Berisha ishte ai që më pas kërkoi anulimin e vendimit dhe kërkoi që Ceni të dënohej me vdekje se kishte ngritur dorë kundër partisë dhe udhëheqësit. Këto janë shkruar në gazeta e janë transmetuar në TV dhe i besoj. Nuk jam vetë dëshmitar, pasi unë vetë isha i përndjekur dhe smë pyeste njeri. Por të marrim rastin e mjekes kardiologe Margarita Vullkaj, bashkëshortja e Milto Kostaqit ish-mjek personal i Mehmet Shehut. Kur u eliminua Mehmet Shehu, organizata e partisë e spitalit ku ishte sekretar Sali Berisha propozoi internimin e saj. Me sa dukej e kishte konkurrente Margaritën dhe e hoqi qafe. Atë e sollën në Kavajë. Të gjithë e dinë historinë e saj. Shkoni e pyesni në Kavajë e do të tregojnë me hollësi për këtë fakt, tha Kirka.

I pyetur nëse do ndryshojë PD tani pas largimit të Berishës, Kirka thotë: Duke i quajtur produkt i Katovicës PD-ja dhe lëvizja e studentëve kanë qenë mashtrim i radhës. Kominterni mashtroi që para Luftës së Dytë Botërore me Frontin Popullor në Francë, kur Partia Socialiste me Leon Blumin nuk votonte buxhetin ushtarak dhe kur filloi lufta. Franca kishte 150 aeroplanë gjithsej dhe për dhjetë ditë gjermani i hodhi tutje. Ky mashtrim vazhdoi gjatë luftës me lëvizjen nacionalçlirimtare. Pas Lufte partia komuniste tek ne ishte ne ilegalitet deri në 48-n. Edhe në pushtet, edhe në ilegalitet. Absurde apo jo? Kështu Katovica e tretë polli PD-në dhe lëvizjen studentore që ishin një mashtrim./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›