E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si rinovoheshin licencat per import eksplozivesh

Artan Cena

Funksionaret e arrestuar te Ministrise se Mbrojtjes dyshohet se bashkepunonin me dy administratoret e firmave private te licencuara per importin dhe shitjen e lendeve plasese. Dinamiti perdorej per hapjen e fronteve te reja te punes, si dhe per rrugen kombetare Durres-Kukes, qe eshte duke u ndertuar nga firmat "Bechtel-Enka". Kjo praktike eshte e pershkruar edhe ne rregulloren e aktet ligjore te ministrise qe parashikon se si veprohet ne keto raste. Burime nga Prokuroria e Tiranes jane shprehur dje per gazeten "KJ" se i dyshuari kryesor ne kete afere eshte drejtori i Menaxhimit te Instalimeve dhe Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Shkelzen Madani. Ish zyrtari ka pergjegjesine e administrimit te pasurise se dikasterit te Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura, duke percaktuar cmimet, kontratat si dhe firmat kontraktore me kete institucion. Gjithcka ka nisur nga postet qe mbante Madani dhe kolonel Kadri Suli. Hetuesit kane zbuluar se dy ushtaraket kane pajisur me leje import-eksporti te lendeve eksplozive per qellime civile, firmat "Nitromak Albania" dhe "Geoconsult". Kjo licence rinovohet cdo fillim viti dhe pikerisht ne muajin janar nisen investigimet pas denoncimit per abuzime.

Procedurat

Per te perfituar nje licence per import apo shperndarje eksplozivesh me qellim punimet ne gurore, miniera apo ndertim te rrugeve, duhet te behet aplikimi ne Drejtorine e Menaxhimit dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes. Por hetuesit dyshojne se dy firmat qe kishin rinovuar licencen nderhynin nepermjet pagesave per te mundesuar edhe leshimin e lejeve per firma te tjera. Per te marre nje leje duhet te plotesoje kushtet qe te ishe nje shoqeri private e ligjeruar ne gjykate, me mundesi financiare dhe logjistike per te realizuar importin e dinamiteve dhe qe te kishte te pakten 3 vjet aktivitet. Pikerisht nje prej firmave qe kishte humbur te drejten e licencimit akuzoi dy fitueset, pasi edhe pse kishin mangesi dhe nuk meritonin lejen, kane perfituar rinovim. Ndersa nje firme duhet te plotesoje si kusht edhe ambientet apo magazinat per depozitimin e dinamitit, ne rastin e NITROMAK dhe GEONCOSOULT mesohet se nuk i kane patur keto ambiente dhe zyrtaret u kane dhene objekte me qira per t'i shfrytezuar. Ne keto godina qe kane qene kazerma qe nuk perdoreshin, subjektet private magazinonin lenden shperthyese qe e sillnin nga jashte vendit dhe e shisnin ne Shqiperi, kundrejt shumave te konsiderueshme, te cilat nuk jane bere te ditura.

Favorizimet

Dokumentacioni qe dispononte nje firme duhet te depozitohej cdo fillimviti ne Ministrine e Mbrojtjes. Ndersa Komanda e Furnizimit vleresonte nevojat e firmave, Drejtoria e Menaxhimit leshonte licencat pasi vleresonte dokumentacionet. Shqyrtimi i dokumentacioneve zgjaste per nje muaj dhe me pas behej vleresimi per cdo kerkese. Por sipas hetimeve nje pjese e firmave zvarriteshin per jave te tera, nderkohe qe dy subjektet nen akuze kane arritur te rinovojne lejet. "Gjate hetimeve jane dokumentuar raste kur te arrestuarit kane dhene licenca per firma te caktuara kundrejt perfitimeve financiare te paguara ne formen e ryshfetit. Hetimi ka zbuluar edhe raste te tjera kur firmat qe kishin kerkuar te pajiseshin me licence nuk e kane perfituar padrejtesisht nje gje te tille, edhe pse permbushnin kerkesat dhe kushtet ligjore te percaktuara", thane zyrtare te prokurorise.

Firmat importonin nga Kosova dhe Turqia

Administratori i "Geoconsult", dyshohet ka zhvilluar aktivitetin e import-eksportit te eksplozivit, kryesisht me Kosoven dhe rezulton te jete edhe personi qe ndikonte te Madani per favorizime te paligjshme. Kurse "Nitromak" kryente import kryesisht nga Turqia, por edhe nga depot e vendit kur kishte nevoje urgjente. Kjo e fundit kishte furnizuar me dinamit firmen amerikane qe po nderton rrugen Durres-Kukes, "Bechtel", por mesohet se gjate zbatimit te kontratave te para kishte patur probleme, ndersa "Nitromak" ne janar rinovoi licencen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›