Lufton me policine, i dehuri refuzon dorezimin
Nje 40-vjecar i cili sipas policise ishte ne gjendje te dehur, ka marre peng familjen dhe shkembeu zjarr me forcat e policise. Ngjarja ka nisur mbreme rreth ores 20:00 ne Manati te Lezhes. Salla operative eshte njoftuar nepermjet nje telefonate se Gjon Pervathi kishte shkaktuar rremuje dhe levizte me nje arme ne dore. Pasi ka mberritur ne banese ai ka debatuar me familjaret duke i kercenuar. Ne vendngjarje kane shkuar dy furgona policie, por i riu ka refuzuar te vetedorezohet duke bere te ditur se do te qellonte mbi ta, nese perpiqeshin ta arrestonin. Burime zyrtare te policise vendore deklaruan se thirrjeve per vetedorezim 40-vjecari i eshte pergjigjur me bresheri automatiku. Ne keto kushte, jane kerkuar perforcime nga Drejtoria e Policise Lezhe. Te pakten 50 forca kane rrethuar shtepine perdhese te familjes Pervathi, nderkohe qe brenda godines gjendeshin te izoluar dhe nen kercenim pjestaret e tjere. "Gjon Pervathi nuk ka precedente penale, por njihet si konsumues i pijeve alkoolike duke tejkaluar masen dhe si rezultat i dehjes ka ardhur situata e mbremshme", thane zyrtare te policise. I dyshuari ka refuzuar thirrjet per negociata ngas drejtori i Policise Lezhe, Mergim Hoxha, madje ne momentin qe ka pare police te afroheshin, ka qelluar disa here per t'i mbajtur larg.
Pak para mesnate, mberriten Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te Shkodres dhe ato RENEA nga Tirana. Deri ne oret e para te dites se sotme (00.10), Gjon Pervathi ka vazhduar te refuzoje thirrjet e policise me megafon per vetedorezim. Policia madje i ka premtuar edhe lehtesi gjate procesit te hetimit.
Zyrtare te policise treguan se ngjarja ka nisur pasdite, per motive banale. Pervathi ka konstatuar se nje dele e fqinjit kishte hyre ne trojet e tij. I zemeruar e ka therur e copetuar delen ne sy te bashkefshatarit te cilin madje e ka kercenuar me pistolete. Me tej eshte zhytur nen avujt e alkoolit. Rreth ores 20.00 ka shkuar ne shtepi ku ka nisur te perplaste me te shoqen. Kjo e fundit ka dale jashte e lemerisur. Por sakaq Pervathi ka mbajtur ne banese femijen, duke refuzuar dorezimin. Deri pas mesnate, 40-vjecari, ende ne gjendje te dehur, ka bere disa levizje brenda dhe jashte baneses, duke qelluar me plumba ne ajer, por pa tentuar te hape zjarr drejt forcave policore. Ardian Bushi