E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja skema e arratisjes se Ajet Markut

Zbardhet skema e arratisjes se 20-vjecarit Ajet Marku nga burgu 313 ne Tirane.

Sipas hetimeve paraprake te drejtorise te policise se Tiranes Ajet Marku ishte duke lozur futboll ne ambjentet e ajrimit te burgut se bashku me paraburgosurit e tjere ne momentin e arratisjes.

Ai ka perdorur porten e cila perdorej per te lozur futboll e cila ishte e vendosur prane murit te burgut dhe me pas eshte ngjitur mbi porte dhe ka kaluar murin e burgut.

Me pas mesohet se Marku ka kaluar permes godines se sherbimit te proves e cila eshte ne ndertim dhe eshte larguar me shpejtesi. Mesohet se gjate arratisjes Marku eshte konfrontuar me gardianin e burg ku ka mbetur i plagosur edhe ky i fundit.

Nderkohe mesohet se Sektori i kontrollit te brendshem ne drejtorine e burgjeve ka nisur hetimet per te zbuluar nese 20-vjecari Marku eshte ndihmuar nga ndonje gardian i burgut per tu arratisur.

Nderkohe postoblloqe te shumta policie ndodhen ne te gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit per te bere te mundur edhe kapjen e te arratisurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›