Lezhe gjendet ne nje perrua trupi i nje 58-vjecari

Nje 58-vjecar eshte gjendur i pajete mesditen e sotme ne Lezhe.
Sipas informacioneve 58-vjecari Mark Meksi eshte gjetur i vdekur ne nje perrua ne fshatin Pllam te Lezhes nga disa banore te zones.
Menjehere ata kane lajmeruar policine e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Nderkohe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes se 58-vjecarit Mark Meksi nga fshati Tale e Lezhes por policia po vijon punen per zbardhjen e plote te ngjarjes.