Ja trajnerët më të paguar në botë

Jose Mourinho vazhdon të kryesojë listën e trajnerëve më të paguar në botë. Sipas një reviste braziliane trajneri i Realit të Madridit përfiton 15,3 milionë euro në vit, në bazë të pagës dhe shpërblimeve mbi rezultatet e arritura.
Vendi i dytë dhe i tretë mbahet nga dy italianë, Carlo Ancelotti dhe Marcelo Lippi, dy më të paguarit pas tij dhe të vetmit që së bashku me portugezin, kalojnë limitin e dhjetë milionë eurove.
Në total, italianët janë trajnerët më të paguar, me shtatë të tillë midis 30 vendeve të para.