E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery: Bayern është familja ime

Mesfushori francez i Bayer Munich, Frenk Ribery duke folur për “Kicker”, ka deklaruar se dëshiron që karrierën si futbollist ta mbyll në “Alianz Arena”.

Reprezentuesi francez thotë se ndjehet mjaft mirë në Munich. Ai thotë se gjithçka po ecën mjaft mirë. Ribery pohon se Bayern Munich është familja e tij.

“Gjithçka po shkon mirë. Unë jam në gjendje mjaft të mirë fizike dhe tashmë më është qartësuar koka”, ka thënë Ribery.

“Bayerni është familja ime. Unë ndjehem mjaft mirë këtu dhe dëshiroi që karrierën ta mbyll në Bayern”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›