Ja transferet e reja, sipas bastoreve

Bastoret e njohura evropiane i kanë parashikuar transferet e reja në skuadrat evropiane në bazë të kuotave. Koeficienti më i ulët është vënë për kalimin e Higuain te Arsenali. Gjasat për tu bërë ky transfer, sipas bastoreve janë 91%.
I dyti transfer me më shumë gjasa për tu realizuar është ai i mbrojtësit Garay. 86% janë gjasat që Garay të lë Benfikën për kalimin te United. Edhe kalimi i Alcantaras nga Barcelona te United është parashikuar si shumë i mundshëm.
Kalimi i Gareth Bale te Real Madridi është vlerësuar me 64% ndërsa ai i Suarez me 62%.
Në listën në vijim mund të shikoni listën e lojtarëve që mund të ndërrojnë skuadrat e tyre dhe gjasat në përqindje për të ndodhur një gjë e tillë./Indeksonline/