Xherdan Shaqiri e provon muzikën "Beatbox"

Xherdan Shaqiri po vazhdon të dëfrehet në pushime. Ylli kosovar është rikthyer në Zvicër ku po i kalon ditët e fundit të pushimit para se ti rikthehet Bayernit të Pep Guardiolës.
Shaqiri është parë në qytetin e vogël, Dielsdorf ku së bashku me një grup muzikor ka treguar disa nga aftësitë e tij në muzikë.
Shaqiri bërë muzikë "Beatbox"(muzikë me gojë) duke dëfryer të pranishmit. Grupi muzikor në tekst e këndonte pikërisht krenarinë e futbollit tonë, Xherdan Shaqirin.