E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jacobson foto me lendime ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social Twitter një foto ku tregon lëndimet e marra në krahun e saj ditën e ratifikimit të paktit Kosovë-Serbi në Kuvendin e Kosovës.

Në foto Jacobson tregon të mavijosurat në krahun e saj, të shoqëruara me mesazhin: “Po e përshtat lëndimin tim me fustanin”. Ndërkohë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka dënuar veprimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët tentuan të pengonin ambasadoren amerikane të hynte në selinë e Kuvendit. Thaçi gjithashtu është shprehur se, “asnjë veprimi i izoluar nga kushdo qoftë nuk do të mund të dëmtojë relacionin e përjetshëm të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Një ditë pas protestave të VV, Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thirrur në një takim ambasadorin e Kosovës në Uashington, Akan Ismajli. Mediat kosovare raportuan se zyrtarët e Departamentit u ankuan për dështimin e shtetit të Kosovës në dhënien e sigurisë së nevojshme për ambasadoren Jacobson. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›