E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Etape e re per Kosoven

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se me vendimin për nisjen e negociatave për MSA-në, për Kosovën ka nisur një etapë e re e trajtimit të saj nga të gjitha vendet e BE-së si shtet i pavarur dhe sovran.

Në një prononcim për “RTK”, Thaçi e ka cilësuar këtë hap një sukses të jashtëzakonshëm të Institucioneve qendrore dhe lokale. “Kosova është rast specifik, pasi për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë vendosur paraprakisht parlamentet e vendeve anëtare të BE-së dhe jo Këshilli i Evropës”, ka deklaruar Thaçi. Një ditë më parë, udhëheqësit e Bashkimit Europian, gjatë samitit dyditor të Brukselit miratuan nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Serbinë dhe Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Kosovën. Ata vendosën që deri në Janar të vitit të ardhshëm Serbia të nisë negociatat, duke i dhënë fund transformimit të madh në prespektivat e ish-Jugosllavisë që prej luftrave të viteve 1990. Ndërsa për Kosovën, liderët ranë dakord që të fillojnë përgatitjet me për MSA-në, hap ky drejt anëtarësimit eventual në BE, i cili shoqërohet me përfitime ekonomike. Gjithashtu, presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare mirëpritën Kroacinë si vendin e 28 anëtar të BE-së, që hyn në fuqi të hënën më 1 korrik. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›