Jacobson, optimiste lidhur me dialogun e sotëm në Bruksel

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Trejsi Jacobson, gjatë vizitës në Ferizaj, është shprehur optimiste lidhur me dialogun e sotëm në Bruksel ndërmjet palëve në bisedime, Kosovës dhe Serbisë.
“Është rasti i fundit që edhe Kosova edhe Serbia, kanë diçka shumë për të arritur dhe të dyja e dinë që është rasti i fundit që t’i lënë mbrapa të gjitha ato vite të vështira dhe të punojnë drejtë diçkaje të vërtetë”, ka thënë ambasadorja Jacobson, në takimin që pati me përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt dhe ata të FSK-së./Indeksonline/