E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaguar paraqet automjetin sportiv futuristik C-X75

Jaguar kete vit feston 75-vjetorin e ekzistimit dhe me kete rast ne panairin parisien te automjeteve paraqet konceptin magjepses te super-automjetit me autonomi te shtuar C-X75. C-X75 posedon paketen e baterive litium-jon e cila me nje mbushje i mundeson autonomine teorike prej 110 kilometrash pas se ciles me shnderrimin e energjise kinetike ne bateri me energji elektrike vazhdon te mbushe dy turbinat te cilat jane te motorizuara me benzine nafte butan apo cfaredo lloj karburanti tjeter fosil. Secila turbine zhvillon 100 kuaj fuqi dhe me pune te perbashket zgjasin autonomine e automjetit ne 900 kilometra rruge. Ani pse behet fjale per nje koncept i cili sapo e ka pare driten e vet ne panairin parisien mediet kane filluar te thone se projekti nuk eshte larg prej marrjes se drites se gjelber per prodhim. Jaguar ne fakt qe moti nuk ka pasur automjet te ashtuquajtur halo-automjet si XJ-220 e nje projekt i tille i super-automjetit i cili emeton vetem 28 grame CO2 per kilometer gjithsesi do te bente cudi per prodhuesin britanik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›