E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga E ardhmja e rajonit ne BE

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë një takimi me homologun turk Abdullah Gyl deklaron se e ardhmja e të gjithë vendeve në rajon e më gjerë është në Bashkimin Europian dhe ato duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Në një njoftim për media të kabinetit të presidentes, cituar nga Europa e Lirë, thuhet se takimi është zhvilluar në Stamboll, në të cilin, presidentja Jahjaga ka vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen e Turqisë për Kosovën.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, sipas njoftimit për media, theksoi përkushtimin e vendit të tij për të thelluar më tej bashkëpunimin politik e ekonomik ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Ai citohet të ketë thënë se “shteti turk do të vazhdojë ta përkrahë njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, në të gjitha forumet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›