E Diel, 1 Nëntor 2026

Te burgosurit luten per ushqime vajzat tallen me ta

Banoret argetohen dhe luajne ne pishine per nje kohe te gjate. Me pas edhe ne dhomen e ndenjes ata bejne shaka duke pire lengje frutash dhe duke ngrene ushqime te ndryshme. Tre djemte qe ndodhen te burgosur fillojne te bertasin dhe te shajne banoret e tjere duke u shprehur se ata bejne gjera per inatin e tyre. Banoret e tjere nuk merren fare me te denuarit por vazhdojne aktivitetin e tyre.

Ne kushine gatuhet dhe Ermali Liami dhe Arberi ndjejne eren e gatimit. Ata u kerkojne banoreve qe te mos gatuajne sepse nuk e durojne dot eren sepse kane uri. Lorena eshte gardiania e burgut dhe tre djemte fillojne ta ngacmojne. Ajo u kerkon qe te mos e pyesin per gjera personale pasi ata e ngacmojne per mardhenien e saj me Gracianon.
Lorena mundohet qe te mos u jape shume muhabet nderkohe qe prane tyre vjen Doloreza me nje pije ne dore.

Djemte teksa shohin banoret qe hane dhe vijne verdalle me pije neper duar fillojne ti ngacmojne perseri. Ermali thote te ngecte ne fyt dhe me pas Liami u lutet vajzave qe tu sjellin edhe atyre ndonje gje per te ngrene apo per te pire. Vajzat fillojne te qeshin me ta dhe jo vetem qe refuzojne tu japin ushqime por fillojne te tallen me ta.

Doloreza vazhdon te pije perpara syve te tyre ndersa Genta merr biskotat dhe i ha perpara qelise. Djemte luten duke thene na sillni vetem nje gote se e pijme te tre bashke vetem nje duam. Vajzat qeshin me tre te denuarit dhe ua bejne per zili ushqimet qe hane ne prani te tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›