E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Havel ishte mik i madh i Kosovës

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka ngushëlluar sot popullin dhe udhëheqjen e Çekisë për vdekjen e ish-presidentit Vaclav Havel.
 

Në mesazhin e ngushëllimit, Jahjaga ka theksuar se vdekja e Havel është një humbje e madhe jo vetëm për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë, të cilët në disidentizmin e tij gjetën shtytjen dhe frymëzimin për lëvizjet popullore për liri.
 

Jahjaga ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës do ta përkujtojnë çdoherë mikun dhe përkrahësin e madh të vendit tonë, i cili ngriti zërin që vitin 90 për ndaljen e dhunës serbe ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, duke u bërë një përkrahës i pandalshëm i aspiratës dhe luftës për liri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›