Emërohet ambasadori i ri amerikan në Rusi

Pas një vonese prej disa muajsh, Senati i Shteteve të Bashkuara ka publikuar emrin e propozuar nga presidenti Barak Obama, për të qenë ambasadori i ri amerikan në Moskë.
Ai është Majkëll Mekfall, dhe ka shërbyer si këshilltar kryesor për Rusinë në Këshillin Kombëtar të Sigurimit të Obamës.
Mekfall është konsideruar të jetë një nga arkitektët e "rivendosjes" së marrëdhënieve SHBA-Rusi të ndjekura nga administrata e Obamës, dhe ka qenë i përfshirë në nisma përfshirë traktatin e ri START, i nënshkruar nga Obama dhe presidenti rus Dmitri Medvedev.
Mekfall do të zëvendësojë ambasadorin amerikan në Rusi, Xhon Beirli, i cili është duke u larguar.