Jahjaga: Kosova e pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti
PRISHTINË- Lufta e lavdishme për liri e UÇK-së dhe e gjithë popullit tonë, bënë që të kemi ndihmën e NATO-s nëpërmjet sulmeve ajrore e më vonë me prezencën e KFOR-it në përjetimin e lirisë dhe në ndërtimin e shtetit sovran dhe të pavarur, tha sot në Pejë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në manifestimin përkujtimor kushtuar Heroit të Kombit Adrian Krasniqi.
"Vepra e Adrianit dhe e të gjithë dëshmorëve të Kosovës e të gjithë veprimtarëve për liri dhe pavarësi na thërret që vendin tonë ta çojmë përpara, që të ndërtojmë demokracinë, që të zhvillojmë arsimin, shëndetësinë, të ndërtojmë e urbanizojmë fshatrat dhe qytetet tona, të zhvillojmë prodhimtarinë që secili të jetoj prej punës dhe angazhimit të vet i lirë dhe i barabartë me qytetarët e Evropës", tha ajo.
Fillimisht ajo vuri lule te lapidari, ndërsa më pas mori pjesë në akademinë përkujtimore, ku njoftoi dekorimin e Adrian Krasniqit me urdhrin "Hero i Kosovës" për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)