Berisha: Papa Gjon Pali II, frymëzues i popujve të shtypur

Ambasada e Polonisë në Tiranë në kuadër të 33 vjetorit të pontifikimit të Papa Gjon Palit të II-të, me origjinë polake, organizoi një ekspozitë me fotografi.
I pranishëm në hapjen e ekspozitës, kryeministri Berisha deklaroi se "ky përvjetor është i rëndësishëm për njerëzit në mbarë botën, për katolikët, myslimanët dhe njerëzit e të gjitha besimeve, sepse në krye të Selisë së Shenjte, Zoti solli Papën e lirisë".
“Papa Gjon Pali i II-të udhëhoqi jo vetëm Kishën Katolike, por frymëzoi popujt e shtypur të Evropës në përpjekjet e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor. Berisha shtoi se mesazhi i tij hyjnor "Mos kini frikë", drejtuar polakëve dhe jo vetëm, por të gjithë popujve të shtypur, do të mbetet thirrje e përjetshme për liri për të gjithë ata të cilët vuajtën nga regjimet shtypëse dhe barbare”, tha Berisha./Start/
2011-10-16 13:53