Sulm ndaj punëtorit të Zyrës Administrative në veri

Mbrëmë rreth orës 23 e 10 minuta, është hedhur një mjet shpërthyes në banesën e Nemanja Kokeriq, punëtor në zyrën administrative në veri të Kosovës.
Zyrtari për informim në rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti tha se përvec dëmeve materiale nuk ka viktima në njerëz, dhe se mjeti i shpëthimit ende nuk dihet.
“Mbrëmë rreth orës 23:10, në pjesën veriore në rrugën “Sutjeska” ka ndodhur një shpërthim. Të lënduar nuk ka, por ka shumë dëme materiale. Në këtë rast kanë intervenuar edhe ekipet e zjarrëfikësve. Për mjetin e shpërthimit ende nuk dihet”, ka thënë Zaiti për indeksonline.
As për këtë shpërthim policia nuk ka të dyshuar e as të arrestuar./Indeksonline/