E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga Mos bllokoni rruget

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga përmes një deklarate për media lidhur me protestën e paralajmëruar të Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur qëndrimin se është kundër veprimeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, duke u bërë kështu të gjithë qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët dhe vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

Ajo theksoi se paralajmërimi i Lëvizjes Vetëvendosje për organizimin e protestave paqësore, për bllokimin e mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia, dhe për bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe të Dheu i Bardhë ka nxitur shqetësimet për mbarëvajtjen e këtyre protestave dhe për efektin e këtyre veprimeve.

Jahjaga, bën të ditur Telegraf, theksoi se e drejta e qytetarëve për të protestuar dhe në këtë mënyrë për të shprehur shqetësimet e tyre për një çështje është Bllokada e 14 janaritAmbasadorët: Shqetësim për 14 janarin Faith: Jo bllokadës në kufi e drejtë legjitime dhe është e rregulluar edhe me Ligjet e Republikës së Kosovës, mirëpo rikujtoi se organizimi i protestave paqësore nga një subjekt politik parlamentar, në këtë rast nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ngërthen më vete përgjegjshmërinë për formën, qëllimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e protestës.

“Ashtu si edhe në çdo rast tjetër, shpreh qëndrimin tim të fuqishëm si Presidente e vendit, kundër veprimeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Vendi ynë ka nevojë për hapje të kufijve, për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe bilaterale me të gjitha shtetet dhe për anëtarësim të plotë në të gjitha strukturat, organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, vlerëson presidentja, shton më tej Telegraf.

Presidentja e vendit, i bëri thërije qytetarëve të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera dhe të mos pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

MPJ: Bllokimi i doganave, ekstremizëm

Me tone të ashpra dhe pa asnjë ekuivok, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar thirrjet e Albin Kurtit për bllokimin e pikave doganore kosovare me Serbinë.

Lideri i Vetëvendosjes ishte në Tiranë të mërkurën, për të mobilizuar shqiptarë edhe nga kjo anë e kufirit, veprim ky që u cilësua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë si një akt ekstremist.

"Ministria e Punëve të Jashtme dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë. Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon. Përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojne në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës", tha këshilltarja për shtyp e Ministrisë së Jashtme, Eva Kushova.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›