Jahjaga: Ndërhyni menjëherë në Siri
PRISHTINE-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është pozicionuar në favor të sulmit ushtarak në Siri, ndërsa ka dënuar një sulm ndaj popullsisë civile atje.
"Presidentja e Kosovës e fton bashkësinë ndërkombëtare duke i dhënë mbështetje nismës së vendeve demokratike në krye me SHBA-të për intervenim të menjëhershëm dhe efikas për të ndalë dhunën që forcat e regjimit po e bëjnë ndaj popullit të Sirisë" thuhet në njoftim për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes të premten.
Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se përvojat e intervenimit në Kosovës mund ti shërbejnë bashkësisë ndërkombëtare.
"Duke marrë parasysh përvojat e intervenimit humanitar në Kosovë, Presidentja Jahjaga konsideron se vetëm intervenimi ndërkombëtar në Siri mund të ndalë gjakderdhjen dhe mund të shpëtojë jetën e qytetarëve duke krijuar kushtet që populli i Sirisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike të përcaktojë qeverisjen e vendit. Është parim i përgjithshëm që të mbrohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga dhuna ushtarake e sistemeve diktatoriale" thuhet më tej në kumtesë.
Jahjaga e ka quajtur të pashpirt sistemin e diktatorit Assad ndërsa ka dënuar sulmet e fundit atje, përfshirë edhe përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë civile.
"Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga me hidhërim të thellë e dënon sulmin me bomba napalm ndaj popullsisë civile në zonën e Aleppo në Siri, ashtu si edhe ditë më parë kur u përdorën armët kimike që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm ndër ta edhe fëmijë që tregon ashpërsinë e konfliktit në Siri dhe pashpirtësinë e sistemit qeverisës të diktatorit al- Assad.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me aleatët pritet të ndërmarrin një sulm kundër Sirisë. Por votimi kundër në Parlamentin britanik ka ngatërruar pak punët. Sido që të jetë e vendosur pro sulmit po shfaqet Franca.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka deklaruar se, vendi i tij mund të marrë pjesë në çfarëdo aksioni ushtarak kundër Sirisë edhe pa praninë e Britanisë së Madhe. Reagimi i presidenti francez vjen pak kohë pas vendimit të Parlamentit të Britanisë së Madhe për të kundërshtuar çfarëdo ndërhyrje ushtarake në këtë vend, nëse paraprakisht nuk ekziston pëlqimi i OKB-së.
(d.b/BalkanWeb)