Jahjaga: Nuk duhet lejuar të ndodhë më 11 Shtatori
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga lëshoi një deklaratë me rastin e dhjetëvjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 11 shtator 2001.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëheqja dhe qytetarët e saj, si gjithnjë në histori, e mundën edhe këtë tragjedi të madhe, duke treguar forcën dhe madhështinë e tyre. Duke luftuar terrorizmin, si një të keqe shumë të madhe dhe një rrezik permanent për botën, ato treguan se e ardhmja e njerëzimit është demokracia dhe përparimi.Sulmi i shëmtuar i 11 shtatorit duhet të shërbejë si kujtesë e përhershme për gjithë njerëzimin se një gjë e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë më kurrë”, tha Jahjaga.
THACI
Ndërsa kryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi në mesazhin e tij shkruan: Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ndër ngjarjet më tragjike që goditën popullin amerikan, disa nga institucionet e saj dhe mbarë botën demokratike...Sot, pas dhjetë vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dalin gjithnjë e më të fuqishme përballë forcave të organizuara terroriste, duke dëshmuar epërsinë e pakrahasuar të vlerave të demokracisë e të lirisë, duke përmbysur regjime diktatoriale, duke rritur hapësirën gjeografike dhe politike tëshoqërive demokratike”, shprehet ai.
(m.a/BalkanWeb)