E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga Qellimi yne integrimi ne BE

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle i njoftoi të martën autoriteteve të Kosovës fillimin e procesit për Studimin e Fizibilitetit, hap që i paraprin Marrevëshjen e Stabilizim Asociimit.

Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u shpreh se synim i Kosoves eshte plotesimi i reformave dhe rruga drejt integrimit ne BE. Ajo ka kerkuar nga Serbia te pranoje realitetin e ri dhe te njohe Kosoven, shtet te pavarur.

Kreu i Kosovës theksoi se vendi ka bërë përparime në rrugën drejt integrimit si një proces i pakthyeshëm që i sjell dobi shtetit.
 
“Integrimi i vendit në Bashkimin Europian është një proces me rëndësi të shumfishtë jo vetëm për ne si shtet dhe të gjitha vendet e rajonit por edhe për Bashkimin Europian sepse procesi nuk konsiderohet i suksesshëm pa anëtarësimin e plotë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor” ka shtuar më tej Jahjaga.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Fyle, përveç pjesëmarrjes në aktin e themelimit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Autoritetet qeveritare në Prishtinë e kanë vlerësuar si hap shumë të madh konsensusin e BE-së për Studimin e Fizibilitetit, ndonëse gjatë deklaratave kanë pranuar se rruga e Kosovës drejt integrimit në BE do të jetë e gjatë dhe përplot sfida.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›