E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Forcat politike te vijojne bashkepunimin

Me rastin e 15-vjetorit të vendosjes së prezencës së OSBE-së në Tiranë është mbajtur një ceremoni e vecantë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në fjalën e saj ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen shumë të madhe që OSBE i ka dhënë vendin në kuadër të reformave dhe zhvillimit të vendit.

“Gjatë këtyre viteve bashkëpunimi administrata dhe Kuvendi janë rritur së bashku, vlerësoj nivelin  shumë të mirë me praninë e OSBE në vendin tonë në mbështetje të konsolidimit të demokracisë”- tha Topalli.

Ambasadori i OSBE-se, Eugen Wolfarth deklaroi se prezenca ndihmoi në konsolodimin e fuqizimin e mëtejshëm të institucioneve, ndërsa theksoi se në këto 15 vite është parë një përparim i ndjeshëm falë punës dhe përkushtimit të qeverisë.

"Gëzimi më i madh që ndaj me shqiptarët është liberalizimi i vizave", tha Wollfarth.
 
Wollfarth ka inkurajuar forcat politike per vijimin e bashkepunimit, duke shpresuar si gjithe te tjeret se ne kete 100 vjetor te pavaresise te numerohen arritje ne fushen e reformave per integrimin e vendit ne BE.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›