Jahjaga e vendosur për Këshillin antikorrupsion

Jahjaga e vlerësoi si të suksesshëm vizitën në SHBA, duke theksuar se shteti i Kosovës më nuk shihet si vend që ka nevojë për ndihmë, por një faktor kontribuues në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Duke folur për Këshillin antikorrupsion, ajo theksoi se më shumë do të ketë rol koordinues ndërmjet institucioneve të pavarura dhe është në përputhje me kompetencat e saj.
Ndryshe, presidentja e vendit më 9 dhjetor është nisur për një vizitë zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jahjaga gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në SHBA është takuar me sekretaren e shtetit, Hillary Clinton, me nënsekretaren amerikane të mbrojtjes, Michele Flournoy, me kryeprokurorin e SHBA-ve, Eric Holder, me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Mueller, pastaj me senatorët Mark Kirk dhe Ross Johnson, si dhe me ish-sekretaren amerikane te shtetit, Madeleine Albright. (Telegrafi)